Veprime vandalizmi në një shkollë të mesme në Tetovë

Tetova

Veprime vandalizmi në një shkollë të mesme në Tetovë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 17:27
Vandalizim ne shkolle

Kryerës të panjohur fundjavën e kaluar kanë hyrë në shkollën e vjetër të mjekësisë në Tetovë dhe me sprej i kanë spërkatur dhe vandalizuar hapësirat. Në të, në gjuhën maqedonase mbajnë mësim nxënësit nga gjimnazi i Tetovës ‘Kiril Pejçinoviq’.

Rasti është denoncuar mëngjesin e sotëm kur të punësuarit kanë ardhur në hapësira para nxënësve. Përveç policisë ekspertizë kanë kryer edhe përfaqësues të sektorit komunal për veprimtari publike në të cilën kompetencë është arsimi.

Nga policia e Tetovës informuan se në objekt është dhunshëm, pasi është hapur një nga dritaret e anës perëndimore me ç’rast kryerësit me sprej në ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër i kanë spërkatur dhe dëmtuar muret, dyshemetë, karriget, bankat, tabeltat, librat, inventar dhe sende të tjera. Dëmtimet janë vërejtur në pothuajse të gjitha klasat, zyrën e mësimdhënësve dhe kabinetin e informatikës, njofton AIM.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, informoi se janë marrë masa dhe gjatë ekspertizës janë gjetur gjurmë të përcaktuara dhe se bëhet fjalë për zbulim të identitetit të kryerësve të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat