Vërshimet në Tetovë, kërkohen masa urgjente për sanimin dhe pastrimin e terrenit

Tetova

Vërshimet në Tetovë, kërkohen masa urgjente për sanimin dhe pastrimin e terrenit

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 11:01
Vërshimet në Tetovë

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e Qendrës për menaxhim me kriza. Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën në terren pas të reshurave të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në rajonin e Tetovës, si edhe për masat që duhet ndërmarrë për tejkalimin e kësaj gjendje.

Seanca është udhëhequr nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, ndërkaq është vendosur që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe shtabin rajonal për menaxhim me kriza, të ndërmarrin masa të menjëhershme për sanimin dhe pastrimin e terrenit të përfshirë nga përmbytjet.

Në këtë aksion kërkohet përfshirja edhe e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Gjithashtu, komuna e Tetovës duhet që të kërkojë ndihmë edhe nga komunat tjera që të vihet në shërbim mekanizmi për pastrimin sa më të shpejt të terrenit të përfshirë nga përmbytjet për të normalizuar situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat