Protesta kundër deponisë së egër në Tetovë

Tetova

Protesta kundër deponisë së egër në Tetovë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:40
Tetovë

Banorët e lagjes “Dardania” e cila ndodhet në afërsi të deponisë së egër në Tetovë, për sot në orën 13:00 ka paralajmëruar protesta me qëllim që organet kompetente të gjejnë zgjidhje për mbeturinat në hyrje të qytetit.

Protestat i mbështet edhe organizata ekologjike “Eco Guerill”, të cilët ju bëjnë thirrje tetovarëve të bashkangjiten në protesta dhe të detyrojnë komunën të zhvendosë deponinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat