Lazim Destani, priti Zalmay Khalilzad, diplomat i lartë amerikan dhe ish-ambasador i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara

Tetova

Lazim Destani, priti Zalmay Khalilzad, diplomat i lartë amerikan dhe ish-ambasador i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 20:08
Lazim Destani dhe Zalmay Khalilzad

Mbasi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, ka qenë Filantropisti dhe biznesmeni i shquar shqiptar, nga Tetova Lazim Destani - Presidenti i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës, i cili priti në zyrën e tij në Tetovë, Ambasadorin amerikan Zalmay Khalilzad.

Presidenti i kompanisë Ecolog, Lazim Destani shkruan në në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se me kënaqësi të veçantë dje në Tetovë e ka pritur mikun e tij Zalmay Khalilzad, diplomat i lartë amerikan dhe ish-ambasador i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara. 

Image

“Me ambasadorin kaluam çaste të këndshme së bashku duke shkëmbyer biseda të ngrohta miqësore. Përndyshe, Khalizad njihet si njëri nga mbështetësit kryesor për Pavarësinë e Kosovës në kohën e presidentit George W. Bush” thotë z. Destani duke shtuar se :”Gjatë këtij takimi, ne gjithashtu diskutuam edhe mbi gjendjen e rëndë ekonomike në rajonin tonë. Me këtë rast shkëmbyem mendime e ide për të kontribuar në ngritjen e ekonomisë së vendit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, duke u fokusuar në vendet e rajonit tonë.”/Beqir Sina/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat