Tetovarët nisen për në plazhet e Ballkanit me biçikletë

Tetova

Tetovarët nisen për në plazhet e Ballkanit me biçikletë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 20:10
Ilustrim

Një grup qytetarësh nga Tetova kanë vazhduar traditën e udhëtimit me biçikleta në zonat bregdetare. Destinacioni i tyre i parë ishte Saranda vitin e kaluar. Këtë rrugë ata e kaluan për 11 ditë.

"Vendosëm me kolegët që ta bëjmë një ekspeditë në destinacionin, Tetovë, Prizren, Gjakovë, dalim në Alpet shqiptare e deri në Bari, Budva e Ulqin.  Kërkohet të kesh guxim, dhe shëndet, por shëndetin e fiton me kondicion. Rastet si Gjilani, Mavrova Ferizaj ëkëto janë të shkurtra më për neve."- thotë për Alsat-M, çiklisti Hazbi Ademi.

Për të arritur në Ulqin këtyre çiklistëve do t’ju duhet nga dy deri në tre javë.
"Kjo është vozitje rekreacioni, qejfi si i themi neve, por mund të zgjas dy javë deri në tre javë, pastaj mendojmë të rrimë pak në bregdetin shqiptarë sepse ashtu jemi përgatitur.  Edhe kjo si çdo gjë tjetër në jetë, duhet pasur dashuri, dëshirë për të kur ke dashuri dhe dëshirë asgjë nuk është e rëndë."- thotë çiklisti Jusuf  Bejtullai.

Edhe pse këta çiklist udhëtimet e tyre i bëjnë gjatë verës, kur edhe temperaturat janë të larta, ata thonë se kjo nuk i pengon.

"Ëndrrat asnjëherë nuk përfundojnë. Ky është edhe një prej rrugëtimeve të mia të kohëpaskohshme. Udhëtimi im i pari ishte në vitin 1979 si student i fakultetit filozofik në Prishtinë. Kohë pas kohe Struga, Ohri, relacione të tjera më të shkurtra , ky është në prej relacioneve më të gjatë dhe kërkon më tepër vendosmëri, asgjë tjetër."- thotë çiklisti Namik Jonuzi.

Meqë shtetet Ballkanike për ta janë të lehtë për t’u përshkuar me biçikletë, ata kanë vendosur që pas Ulqinit destainacioni i radhës të jetë Evropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat