Zyrtare nga Spitali i Tetovës: Ja sa persona janë plagosur

Tetova

Zyrtare nga Spitali i Tetovës: Ja sa persona janë plagosur

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 07:23
Spitali i Tetovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në kafeterinë Barcode në Tetovë, ku pas zënkës dhe rrahjes mes dy grupeve ka ardhur deri tek krisja me armë me crast janë plagosur dhjetra persona që gjendeshin në lokal.

Nga Spitali i Tetovës konfirmojnë se nga zënka e sontme janë plagosur dhe lënduar 5 persona.

“Nga zenka që ndodhi në rrugën “Dervish Carra”, janë plagosur 5 persona, njëri prej tyre nga arma e zjarrit dhe katër të tjerë nga mjete tjera si xhama dhe shishe”, thonë  nga Spitali i Tetovës.

Personi i plagosur nga përleshja dhe zenka e armatosur është personi me inicialet A.M që mendohet se ka qenë sigurim në lokal.

Ndërsa të lënduarit tjerë siç mëson Tetovasot janë: Djaloshi A.S nga Gostivari, dhe vajzat E.I dhe E.Z., dhe të cilët janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Ekipiet e policisë së Tetovës janë në vendngjarje dhe po hetojnë incidentin.

Ende nuk dihen motivet e kësaj zenke të armatosur, por se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat