Kryebashkiaku i Vlorës në Tetovë për të ndarë Medaljen për heroizëm familjes së Benjaminit

Tetova

Kryebashkiaku i Vlorës në Tetovë për të ndarë Medaljen për heroizëm familjes së Benjaminit

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 18:57
Dritan Leli dhe Teuta Arifi

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, së bashku me delegacionin e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, kanë qëndruar në komunën e Tetovës ku janë pritur nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Delegacioni nga Bashkësia e Vlorës ka qëndruar edhe në shtëpinë e familjes së Benjamin Feratit në fshatin Kamjan.

Kjo bashki atë e ka nderuar me mirënjohjen më të lartë për sakrificën e tij, kurse Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” ia ka ndarë medaljen për heroizëm.

Delegacion nga Vlora është pritur nga prindërit e Benjaminit, ndërsa ata kanë nënvizuar heroizmin e treguar të djalit të tyre dhe theksuan se akti i tij për të flijuar veten për të shpëtuar dy jetë njerëzish të tjerë është një vepër e rrallë edhe pse mes lotësh babai i Bunjaminit, Fadili, është shprehur falënderues për institucionet në Shqipëri, pasi veprën e djalit të tyre e vlerësojnë me mirënjohjet më të larta.

Benjamin Ferati ishte djali nga Tetova që dha jetën e tij në bregdetin e Vlorës për të shpëtuar dy jetë të tjera edhe pse nuk arrit t’i shpëtonte.

Kjo vepër e tij e humanizmit do ngel gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat