Tetovari gjen të ngordhura rreth 30 dele nga kopeja e tij

Tetova

Tetovari gjen të ngordhura rreth 30 dele nga kopeja e tij

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 22:13
Delet

Muharrem Murati nga Tetova ka humbur më shumë se 30 dele nga kopeja e tij. Mëngjesin e sotëm dhentë i ka gjetur në këtë gjendje…

Ai nuk është i sigurtë se kush ka mundur ta sjellë në këtë gjendje kopenë e tij. Dyshon se mund të ketë qenë ndonjë kafshë e egër që sillet rreth vendit ku i ruan delet.

Në mëngjes në ora pesë, pesë e pesëmbëdhjetë delet ishin të shtrime, të plagosta. Kur i pash, shiqo andej-këndej, derisa i numërova sa janë të mbytur…Ato i pashë unë. Ka hy te teli. Se di çfarë ka qenë. Ka hy dhe ka dalë”, tha Murati.

Rasti tashmë është denoncuar tek autoritetet kompetente dhe Murati shpreson se do të marrë dëmshpërblimin e nevojshëm me të cilin do ta zbuste humbjen materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat