Zjarret aktive, rrezikohet rajoni i Tetovës

Tetova

Zjarret aktive, rrezikohet rajoni i Tetovës

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 22:35
Ilustrim

Një zjarr i madh sot ka shpërthyer pas mesdite në malin që lidh tre fshtatra, Zhelinë, Strimnicë dhe Leshnicë, raporton TetovaSot.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por intervenimi i parë ka ardhur nga qytetarët e Strimnicës të cilët janë tubuar në kafenetë e fshatit dhe kanë nisur drejt malit ku po digjej.

Fshatarit e Strimnicës u nisën me lopata, sopata dhe sende tjera për të lokalizuar zjarrin, pasi ishte terreni i vështirë dhe i paaritshëm për makineritë e zjarrfiksave.
Ekipet e zjarrfiksave qëndrojnë me disa automjete në rrugë për të parandaluar që zjarri të përhapet në zonat e banuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat