Policia e Tetovës i largon automjetet e shkatërruara nga vendet publike

Tetova

Policia e Tetovës i largon automjetet e shkatërruara nga vendet publike

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:14
Ilustrim

Sektori për punë të brendshme Tetovë sot (e martë, 22 gusht 2017) do të fillojë me një aksion duke larguar të gjitha automjetet e shkatërruara nga zonat e trafikut publik në Tetovë.

Policia e Tetovës u bën thirrje të gjithë mediumeve kush janë të interesuar që të ndjekin drejtpërsëdrejti këtë aksion duke bërë fotografi dhe incizimet e aktivitetit në fjalë. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në stacionin e policisë tek Stacioni për siguri dhe komunikacionin rrugor në Tetovë, ku së shpejti do të dërgohen ekipet për largimin e automjeteve të tilla, thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat