Bexheti: Remitanca e dha mesazhin

Tetova

Bexheti: Remitanca e dha mesazhin

Nga: Nexhat Bexheti Më: 28 gusht 2017 Në ora: 11:01
Nexhat Bexheti

Rezultatet financiare të bisneseve Tetovare,të realizuara nga qarkullimi i sezonit të remitancave (gurbetqarët), në krahasim me vitet e kaluara,këtë vit realizimet financiare të shprehura me indeksin grafik, shënojnë ramje drastike përafërsishtë deri në 40%.Rezultat i marun nga opinionet e tregtarëve akoma i pakonfirmuar.

Ky fenomen duhet të jetë objektë analize i ekspertëve nga institucionet ekonomike zyrtare.

Me këtë mosinteresim të remitances për të investuar ne vendlindje,apo mos ardhja në vendlindje, duhet ta kuptojmë si mesazh të qartë, se remitanca është e zhgënjyer nga politika aktuale, në vend. Po pse duhet kështu të mendojmë. Pasi që është udhëhequr politikë e gabuar ndaj remitancës, duke i fshirë nga listat zgjedhore si injorim nga shteti duke mos i dëshiruar që edhe ata të vendosin për ardhmërinë e vendit. Janë trajtuar me status si të huajë në vendlindjen e tyre, po ashtu të huajë edhe në vendin ku punojnë,në pozitë të aparthedit.

Buxheti shtetëror është mbushur nga paratë e remitances afër 35%, dhe ka qenë agregat i sigurtë financiarë, me para të gatshme të derdhura indirektë në buxhetin shtetërorë.

Qeveria akoma nuk ka plan strategjik për remitancat,kushtimishtë humnerën financiare, nga mosderdhja e parave, të shkaktuar nga mungesa parave të ramitancës, do të duhet ta mbushë me para të huazuara në forma të kredive ,apo të burimeve tjera pasive të cilat, do t’i ngarkojnë qytetarët me borxhe të reja.

Dhe nuk jepë shpresë programi ekonomik i qeverisë,për ngritjen e standardit jetësorë të qytetarëve të vetë, edhe kjo qeveri si duket do të hecë nëpër hijen e qeverisë së vjetër nga aspekti i zhvillimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat