NPK Tetova: Uji në Tetovë është për pije (Dokument)

Tetova

NPK Tetova: Uji në Tetovë është për pije (Dokument)

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Pas lajmit se për fundjavë uji në Tetovë nuk ka qenë për pijë, sot NPK ”Tetova” ka nxjerrë dokumente të datës së sotshme të cilët tregojnë se ”uji është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.”

Në informacionin e shpërndarë nga NPK Tetova thuhet ”Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës ËSHTË I PASTËR DHE PËR PIJE.
Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08). Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.” thuhet në komunikatë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat