Lëvizja BESA cakton kandidatin për Tetovën, ja kush është

Tetova

Lëvizja BESA cakton kandidatin për Tetovën, ja kush është

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 11:38
Adnan Azizi

Lëvizja BESA menjëherë pas festës së Kurban Bajramit do të zyrtarizojë kandidaturën për komunën e Tetovës.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA nga burime të kryesisë, Adnan Azizi do të jetë kandidati i kësaj partie për Tetovën. Por deri në momentin e fundit është kalkuluar edhe me liderin e kësaj partie, Bilall Kasami.

Por, kandidati i mundshëm për Tetovën është Adnan Azizi, filolog dhe teolog nga Tetova dhe aktivist i shoqërisë civile, i cili gëzon autoritet në rrethinën e kësaj komune. Ai është anëtar i kryesisë së Lëvizjes BESA.

“Jemi në shqyrtim të kandidaturave dhe nuk mund të japim detaje. Është sigurisht një konkurrencë e fortë, sepse kemi figura reprezentuese dhe fitimtare, që kjo do të dëshmohet më 15 tetori”, theksoi ditë më parë për INA, një zyrtar i kësaj partie.

Lëvizja BESA gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizojë pjesën më të madhe të kandidaturave për zgjedhjet lokale. Deri tani është bërë zyrtare nxjerrja e Shaban Zendeli si kandidat në komunën e Likovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat