Sërisht digjet deponia në Tetovë

Tetova

Sërisht digjet deponia në Tetovë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Persona të pa ndërgjegjshëm sot kanë shkaktuar një zjarr të madh në dalje të Tetovës, duke ndezur kështu materiale ndërtimore të cilat i kanë hedhur në fushat e Pollogut.

Materialet që digjeshin në mesditën e sotme ishin plastike dhe sasi të mëdha stiropori, tymi i të cilave është tejet helmues. Me të parë zjarrin banorët kanë alarmuar zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë shuar zjarrin. Ndërkohë nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, po hetojnë për të gjetur kryerësit e veprës. Nga ana tjetër Zjarrfikësit e Tetovës, sot kanë bërë edhe roje, duke u munduar që të mbajnë zjarrin nën kontroll sepse sipas komandantit të Njësisë kundër zjarrit në Tetovë Uka Aliti, tymi që del nga djegia e këtyre materialeve është me përbërje plastike dhe tejet helmuese.

Nga ana e policisë kemi marrë thirrje se diçka po digjet në fushë këtu mirëpo me arritjen tonë në vendngjarje me dy automjete që sa më shpejtë ta shuajmë zjarrin dhe këtë e bëmë dhe nuk lam që flakët e zjarrit të përhapen më tej. Kjo punë është e ndonjë qytetari të pandërgjegjshëm  sepse shihet që digjet një material që lehtë merr flakë por bën tym dhe brengos qytetarët e Tetovës- ka thënë për Alsat-M,  Uka Aliti, komandant i NJTKZ, Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat