Sulejman Mehazi: Letër zonjës Teuta Arifi

Tetova

Sulejman Mehazi: Letër zonjës Teuta Arifi

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 12:30
Sulejman Mehazi

E respektuara kryetare e Komunës së Tetovës, e nderuar dhe e vyer fqinja ime e mëhallës Teuta Arifi! Zgjedhjet lokale po afrohen, e ju për së dyti herë rikandidoheni për të njejtin post, punët nuk ju bëjnë fare, partia juaj e BDI-së është në rënie, buzë zbehjes, anëtarët e kryesive të nëndegave të partisë suaj me rikandidimin tuaj s'janë të kënaqur së bashku me banorët e Tetovës. Para se të shpreh mendimet në lidhje me rikandidimin tuaj , mirëkuptim znj. Teuta! 

Gjatë shkrimeve kritike kurrë s'ju kemi përmendur për të keq, për shkak se ju njohim që nga fëmijëria, jeni rritur me libra e romane të ndryshme nga prindërit tuaj intelektualë, kundruar kolegëve tuaj partiak? që  nëpër oborret, ahurat e tyre janë rritur me gomerë, kuaj, dhenë, dhi e lopa. Pse e nderuar?, ç'deshe, që përsëri do të bëhesh kryetare e Tetovës?, a nuk e vëreni se qytetarët e Tetovës s'janë të kënaqur me punët tuaja katër vjeçare?, a s'ishte më mirë që të tërhiqeshe nga ky post e të mbeteshe autoritative?, po nëse gjatë zgjedhjeve humbni, çfarë do bëhet me ju?, mos  është fundi i karrierës suaj politike?

Rikandidimi juaj mos është kurth partiak i Ali Ahmetit e BDI-së për t'ju eliminuar nga s'kena politike?, me eleminimin e Ermira Mehmeti që i jepte sharme politike BDI-së, mos ndoshta s'ju duhet edhe sharmi juaj politik?, Pastaj, cili prej kryetarëve të mëparshëm tetovarë ka marrur dy mandate të njëpasnjëshme?, askush. Tetova s'është Çair e Gostivar. A s'ishte më mirë për ju e për qytetarët e Tetovës të kandidohej një tjetër i partisë suaj? Na vjen keq, po s'kemi ç'të bëjmë për humbjen tuaj.
Me respekt kojshiu juaj Sulejman Mehazi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat