Tetovë, papastërti, vjedhje dhe pasiguri në lagjjen e studentëve, autoritetet askund

Tetova

Tetovë, papastërti, vjedhje dhe pasiguri në lagjjen e studentëve, autoritetet askund

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:19
Tetove

Papastërtia, vjedhjet dhe pasiguria, vazhdojnë të jenë të pranishme në lagjen e studentëve në Tetovë.

Një gjë të tillë mediat disa herë kanë informuar për këtë situatë por si duket ky alarmim i studentët dhe banorëve të kësaj lagjeje, edhe më tej vazhdon të has në veshë të shurdhër. Studentët shprehen të frikësuar për fatin e tyre. Ata madje disa herë janë viktime e hajnave që i grabisin nëpër rrugët e pandriçuara të kësaj lagje.

“S`ka asgjë këtu, krejt errësirë është natën. Bile mbrëmë u zunë këtu ishte errësirë as drita asgjë e shihni edhe vet si është këtu. Aspak rehat nuk jemi gjithnjë duhet të ecim me drita telefoni, ka shumë qen endacak këtu kjo është. Duhet të rregullohet, pastërtia askund s`është, digjen mbeturinat vend e pa vend qentë endacak të largohen të vihen drita, gjërat elementare të na jepen pasi është lagje e studentëve”.

“Duhet më shumë masa të merren për studentët, pastërtia, ndriçimi”.

“Se di të rehatshëm nuk jemi se duhet më shumë rregull të ketë, ndriçim duhet të ketë, pastërti të ketë, patrullat policore të jenë të rregullta”.

Të pyetur për problemin në fjalë në Ndërmarrjen Publike të Tetovës kanë deklaruar se një pjesë e ndriçimit është vendosur, ndërsa premtojnë se së shpejti do vendoset edhe pjesa tjetër, ndërkohë nuk kanë komentuar papastërtinë që mbizotëron në këtë lagje.

“Komuna e Tetovës,pas informimit të mediave, ka premtuar disa herë që do e rregulloj të paktën ndriçimin rrugën dhe pastërtinë por, siç mund të shihni edhe vet, edhe pas dy vitesh premtime ky vend vazhdon të jetë në gjendje të njëjtë”.

Të pyetur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës për mungesën e patrullave të rregullta policore në këtë lagje, janë shprehur se me fillimin e vitit të ri akademik do të shtohen edhe patrullat policore, ndërkohë që kërkojnë nga studentët që ta denoncojnë rastet e dhunës. Në këtë lagje, disa herë kanë ndodhur edhe vjedhje nëpër banesat e studentëve, por asnjë rast nuk është zbardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat