Tetovarit i ngritet aktakuzë për kontrabandim me migrantë

Tetova

Tetovarit i ngritet aktakuzë për kontrabandim me migrantë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Prokuroria Themelore ne Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet I.O. nga Tetova e Maqedonisë, për shkak të veprës penale kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës i njëjti me datë 15 maj në Prizren gjatë drejtimit të kamionit “MAN”i cili ishte duke transportuar material të drurit nga Turqia për në Prizren, në hapësirën e brendshme të kamionit e mbuluar me ceradë janë hasur dhjetë (10) persona të huaj, shtetas pakistanez dhe irakian, të cilët ishin nisur nga Turqia, përmes Greqisë dhe Maqedonisë për në territorin e Republikës së Kosovës, me destinim për në vendet e Bashkimit Evropian, të cilët për këtë çështje secili prej tyre kishin paguar shumën e të hollave nga 6 mijë euro.

Në këtë rast është propozuar edhe konfiskimi i mjetit (kamion MAN) me të cilin është kryer transportimi i migrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat