PDSH-ja festoi fitoren me fishekzjarre para kohe në Tetovë

Tetova

PDSH-ja festoi fitoren me fishekzjarre para kohe në Tetovë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 20:48
Festa

Tubimi i Partisë Demokratike Shqiptare përfundoi me fishekzjarre, një simbolikë e fitores së parakohshme të partisë së Menduh Thaçit në Tetovë.

Edhe pse tubimi ishte me një skenarë të shkurtuar rreth 10 minutave siç u shpreh lideri Thaçi për shkak të shiut, nuk kishte edhe aq njerëz në tubim ndoshta ka qenë edhe shkaku që Thaçi është nervozuar me organizatorët e këtij tubimi, por partia e Thaçit thuhet se do të jetë edhe çelësi në disa komuna për të fituar shqiptarët.

Thaçi ka bërë një vepër patriotike në Strugë sipas PDSH-së, pasi tërhoqi kandidatin e saj vetëm mos përçahet vota, ndërsa në Tetovë pritet të jetë edhe partia e cila do të vendos se kush do të bëhet kryetar.

Deri me 15 tetor shumë matematika do të rrotullohen, por parashikimet e njohësve të rrethanave thonë se do të ketë befasira në këto zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat