Teuta Arifi inspekton punimet në ndërtimin e bazenit për ujë të pijshëm në lagjen “Bregu i Diellit”

Tetova

Teuta Arifi inspekton punimet në ndërtimin e bazenit për ujë të pijshëm në lagjen “Bregu i Diellit”

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:20
Teuta Arifi

E para e Tetovës, Teuta Arifi kandidate e BDI për kryetar të Tetovës sot ka vizituar lagjen “Bregu i Diellit” ku po ndërtohet bazeni i ujit të pijshëm

Ajo në llogarinë e saj të rrjetit social fejsbuk shkruan: Bregu i Diellit” nuk do të vuaj më mungesën e ujit të pijshëm. Inspektuam punimet në Bazenin e ujit të cilin kemi filluar ta ndërtojmë për lagjen Bregu i Diellit.   Ky vendbanim ka vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm për shkak të mos urbanizimit dhe kyçjes në sistemin e ri të ujësjellësit.

Me ndërtimin e Bazenit të ujit për këtë lagje i jepet fund përfundimisht, kësaj sage të banorëve për sa i përket furnizimit me ujë. Fillimisht i ndihmuam banorët e lagjes në legalizim e objekteve me qëllim që të i’u mundësohej kyçja në energjinë elektrike dhe qasja e tyre në shërbimet e ndryshme administrative përmes pajisjes me dokumenta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat