Plaçkitje në një shtëpi në Tetovë

Tetova

Plaçkitje në një shtëpi në Tetovë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 19:43
Ilustrim

Të dielën në periudhën kohore mes orës 18 dhe 21.00, deri më tani persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e tetovarit 53-vjeçarë me iniciale J.J e lokalizuar në rrugën “Vëllëzërit Milladinovci” në Tetovë.

Në rrethana misterioze ata kanë hyrë në shtëpi, kanë çkyçur kamerat e sigurisë të cilat kanë qenë të vendosura në oborrin e shtëpisë, ku më pas brenda hapësirave të brendëshme të shtëpisë në tërësi kanë kërkuar dy dhomat e gjumit nga ku në një komodinë kanë marrë 600 euro, 4 mijë denarë, 7 orë dore për femra dhe 10 komplete bizhuterie.

 Me gjësendet e vjedhura, mesiguri përmes derës anësore e kanë lëshuar shtëpinë duke përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 88  mijë denarë, përderisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet të jetë rreth 2 mijë denarë.

Është kryer hetim  në vendngjarje dhe po ndërmeren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të vjedhjes së denoncuar si dhe zbulimin e autorëve të kësaj vjedhjeje, njofton Policia e Tetovës.

 Vjedhje është regjistruar edhe në Gostivar, kur persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e 57-vjeçarit nga Gostivari me iniciale F.K e lokalizuar në rrugën “Lllazar LLazarevski” në Gostivar. Ata kanë vjedhur gjë sende të ndryshme duke përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 60 mijë denarë, përderisa dëmi i shkaktuar material kap vlerën e 3 mijë denarëve. Pas kryerjes së ekspertizës në vendngjarje po punohet në zbulimin e autorëve të kësaj vjedhjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat