SPB e Tetovës apelon vozitësit që të kenë kujdes gjatë ngarjes së makinave në këtë kohë

Tetova

SPB e Tetovës apelon vozitësit që të kenë kujdes gjatë ngarjes së makinave në këtë kohë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 20:19
Ilustrim

Rënia drastike e temperaturave, veçanërisht në orët e para të mëngjesit por edhe në ato të mbrëmjes, por edhe paraqitja e mjegullës në disa pjesë të rajonit më të gjërë të Pollogut, përveç tjerash, edhe më shumë imponon nevojën e kujdesit gjatë vozitjes, por edhe përshtatjen e shpejtësisë me kushtet në rrugë.

Për arsye se për shkak të mos përshtajtes së shpejtësisë, rrugës së lagësht dhe të rrëshqitshme por edhe për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit këto ditë kanë ndodhur dhjetëra aksidente që janë shoqëruar me lëndime të rënda tek personat të cilët janë aksidentuar në komunikacion , por edhe me një dëm të konsiderueshëm, thonë nga SPB-ja e Tetovë.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelon deri tek vozitësit veçanërisht deri tek ato me më pak përvojë, pa nevojë të mos shpejtojnë si dhe vazhdimisht të ju përmbahen kufizimeve të shpejtësisë, të mos parakalojnë në vende të palejuara, si dhe të ju ikin konsumimit të pijeve alkoholike, gjithmonë kur janë ose planifikojnë që të jenë para timonit. Në të kundërtën vozitësve të cilët vozisin shpejtë, do të ju përgaditen padi si dhe do të ballafaqohen me gjoba që lëvizin nga 10 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht asajë ku dhe si kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, por edhe me masë të përkohshme, marrjen e lejes për vozitje nga 3 deri në 12 muaj. Gjoba e paraparë ligjore për parakalimin e parregult dhe të palejuar sërish është nga 20 deri në 300 euro në kundërvlerë të denarit , si dhe më masën e përkohshme gjithashtu marrjen e lejes për vozitje nga 3 deri në 12 muaj ",njoftojnë SPB në Tetovë përmes një kumetese me shkrim dërguar vediave të vendit.

Sipas policisë, vozitësit të cilët do të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoholit i prej gjobë nga 200 deir në 375 euro në kundërvlerë të denarit, si dhe marrjen e lejes për vozitje në kohëzgjatje prej një viti. Sektori për punë të brendshme në Tetovë, gjithashtu rekomandon vozitësit të cilët me automjetet e tyre drejtohen apo lëvizin në drejtim të luginës së Radikës të kujdesen nga rrënia e gurëve, të cilët si zakonisht bien kur kemi të bëjmë me kohë me shi dhe kur temperaturat janë të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat