Komuna e Tetovës ka shpenzuar miliona euro për kontrata në vepër

Tetova

Komuna e Tetovës ka shpenzuar miliona euro për kontrata në vepër

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:15
Ilustrim

Organizata joqeveritare Eco Guerila, sot ka publikuar raportin për Transparencë të Munguar, ku në pah është vënë vetëm komuna e Tetovës dhe tre kryetarët e saj që nga viti 2008 e deri më sot. Informacionet janë marrë nga Ministria e Financave të Maqedonisë.

Në publikimin e tyre thuhet “Në vijim, për herë të parë ju prezantojmë tabelën se si janë harxhuar milionat e qytetarëve të Tetovës, edhe atë vetëm për kontrata në vepër nga viti 2008 deri më 2016.  Kjo është pika e parë e “5 përkushtimeve për tetovarët” që u nënshkrua dje nga një pjesë e kandidatëve për kryetarë të komunës së Tetovës me Lëvizjen Eco Guerilla.  Në ditët në vijim do të kemi edhe publikime tjera krahasuese me numra lidhur me pikat tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat