Qytetarët e Tetovës: Deklaratat për hapjen e Jugohromit bëhen për marketing politik

Tetova

Qytetarët e Tetovës: Deklaratat për hapjen e Jugohromit bëhen për marketing politik

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Marketing parazgjedhor dhe tentim për përfitim të pikëve politike, kështu e kanë vlerësuar banorët e Tetovës dhe fshatrave përreth mundësin e rihapjes së kombinatit të Jugohromit. Ata kundërshtojnë ashpër rihapjen e këtij kombinati derisa nuk plotësohen kushtet, saktësisht derisa nuk vendosen filtrat.

“Unë më tepër e shoh në suaza të një fushate parazgjedhore se sa realisht mund të hapet, sepse tanimë është vendosur që pa vënien e filtrave mos ndodh një gjë e tillë. Nuk duhet të ketë në asnjë rast asnjë kompromis për fillimin e punëve në këtë gjendje kështu si ka funksionuar deri më tani kjo fabrikë”, tha një qytetarë.

Me qëndrim të njëjtë janë edhe ambientalistët, sipas të cilëve qeveria as që duhet të përmend rihapjen e Jugohromit pa përmbushjen e kushteve, që nënkupton vendosjen e filtrave.

Mundësina e rihapjes së Jugohromit ka nxitur reagimin edhe të organizatës “Nëna dhe Fëmija”. Nga kjo organizatë shprehen se reagimi i qytetarëve në rastë të hapjes së Jugohromit pa përmbushjen e kushteve do të jetë shumë i ashpër.

Mundësinë për rihapjen e Kombinatit Jugohrom gjatë ditës së djeshme e paralajëmroi edhe zv.ministri i Ekologjisë, Jani Makraduli, sipas të cilit rifillimi i Jugohromit është pjesë e angazhimeve të qeverisë që të gjithë kapacitetet industriale në vend të funksionojnë, por me obligime të plotësuara për mbrojtjen e ambientit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat