ASH me ekspozitë me materiale kundër kryetares aktuale të Tetovës, Teuta Arifi

Tetova

ASH me ekspozitë me materiale kundër kryetares aktuale të Tetovës, Teuta Arifi

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:56
Konferenë për shtyp

Konferenë për shtyp, dhe ekspozite me materiale për udhëheqësinë aktuale të Komunës dhe kandidates së BDI znj. Teuta Arifi,  në sheshin e Tetovës me moton " TË PALARAT NË SHESH" 

Këtë ekspozite e paraqiti Kryetari i Aleancës për Shqiptarët - Dega Tetovë z. Arif Selami, njëherit edhe kandidat dhe bartës liste nga ASH, se bashku me kandidatët tjerë për këshilltarë në Kuvendin Komunal Tetovë. 

Të nderuara Media!

Të nderuar qytetar të Tetovës.

Jemi mbledhur sot në këtë pjesë të Qytetit, pikërisht afër sheshit, ku bëhen mitingje politike në të cilat premtohet shumë për ta rregulluar mirëqenien e Tetovarëve.

Sot, kemi përzgjehur një formë tjetër të fushatës sonë, një ekzspozitë me materiale të shtypura, dhe elektronike që  argumentojnë dështimin e udhëheqësisë aktuale të Komunës së Tetovës në të gjitha nivelet.  

Në këtë ekspoze me moton  TË PALARAT NË SHESH, duam të dërgojmë një porosi, se procesi i transparencës për punën e deritanishme ka munguar gjithmonë nga udhëheqësia e Tetovës, dhe ne deshëm sado pak ta demaskojmë këtë me materiale konkrete.  

Edhe në këtë kohë fushate Kryetarja aktuale dhe kandidatja e BDI për Tetovën në asnjë mënyre nuk e zyrtarizoj borxhin publik të Komunës, madje pa dhënë asnjë shpjegim se kujt i ka borxh e njëjta.  Qytetarët e Tetovës duhet ta dinë të vërtetën e borxhit publik të Komunës, ngase ata janë taksapaguesit dhe ai borxh i Komunës bie mbi kurrizin e qytetarëve të Saj.  

Përflitet që borxhi varion nga 15-20 milion Euro, që d.t.th. se cdo banor i Tetovës ka nga 500 Euro borxh, madje edhe një  i posalindur, lind me një borxh të tillë për shkak të luksit nga keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi i Komunës së Tetovës nga Udhëheqësia e Saj.

Në Tetovë cdo qytetar paguan nga 64 Euro për investime kapitale dhe 160 euro për pagat e administratorëve, në vend që minimalisht të ishte e Kundërta.

Të nderuar Qytetar, ne mesin e këtyre materialeve keni shumë argumente edhe për nëglizhencën e Kryetares aktuale ndaj ndotjes së Ambientit, nga deponitë e egra, që për një kohë të gjatë ngulfatën mushkëritë dhe rrezikuan jetën e Tetovarëve.

Pse duhej që qytetarët e Tetovës për 200.000 euro të presin për 4 vite e gjysëm që të pastrohet ky helm kancërogjen i deponisë së egër?

Pse Komuna e Tetovës me një buxhet rreth 80 milion Euro për një mandat 4 vjecar duhej të ishte lypëse për 200. 000 të Qeverisë?

Shumë materiale nga këto që i kemi, pothuajse nuk mundet ti gjeni më ne media, pasi të gjitha jane tentuar qe te shlyhen me qëllim për të mbuluar turpin e deritanishëm, por që në i kemi ruajtur dhe deshëm këtë ekspoze ta ndajmë sbashku më JU qytetarë të nderuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat