UT mori pjesë në simpoziumin shkencor për bimët mjekësore, aromatike dhe ngjyrues

Tetova

UT mori pjesë në simpoziumin shkencor për bimët mjekësore, aromatike dhe ngjyrues

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:03
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë të Inony Universitetit nga Malatija e Republikës së Turqisë organizuan simpoziumin shkencor ndërkombëtar për bimët mjekësore, aromatike dhe ngjyruese.

Simpoziumi u mbajt në Universitetin Inony, më 5-7 tetor 2017, ku tuboi së bashku shkencëtarë, hulumtues dhe delegatë të kësaj fushe. Në këtë tubim shkencor u shpalosën përparimet e kohëve të fundit në teknologjinë e bimëve mjekësore, aromatike dhe ngjyruese dhe u përcaktuan prioritetet e veprimit për të ardhmen. Simpoziumi u përqendrua në informimin dhe mbrojtjen e bimëve mjekësore dhe aromatike që rriten në Turqi, si shtëpi e llojeve të shumta endemike; zhvillimet e fundit teknologjike në lidhje me përpunimin dhe qasjet rreth zgjidhjes së problemeve të industrisë.

Nga simpoziumi u ndërmorën veprime në lidhje me të ardhmen e bimëve mjekësore, aromatike dhe ngjyruese me pjesëmarrjen e palëve të interesuara në lidhje me këtë çështje.Në emër të Universitetit të Tetovës dhe Dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, pjesëmarrësve në këtë simpozium ju drejtua profesori i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani, i cili foli për studimin e parametrave bio-morfologjike të disa bimëve mjekësore dhe aromatike të Malit Sharr në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat