Tejkalohen problemet me rrymën në fshatrat e Malësisë së Tetovës - Bota Sot
Tejkalohen problemet me rrymën në fshatrat e Malësisë së Tetovës

Tetova

E enjte, 14 dhjetor 2017

Tejkalohen problemet me rrymën në fshatrat e Malësisë së Tetovës

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 18:15
Ilustrim

Deri në orën 17, sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti kanë dalë të votojnë 37.17%. Sipas tij, numri është më i vogël se sa në rrethin e dytë, për 1750 votues nga të gjitha 170 vendvotimet.

Dauti njofton se është rikthyer rryma në Malësinë e Sharrit dhe sipas tij “nuk ka qenë parregullsi por këshillat vendor janë frikuar që mos të punojnë në errësirë dhe të realizohet procesi siç duhet, EVN Maqedoni ka intervenuar në kohë dhe është rregulluar defekti i cili është shkaktuar nga era e fortë” tha Dauti.

Në Malësinë e Sharrit të komunës së Tetovës rrezikohet të pezullohet procesi zgjedhor për shkak të një defekti të energjisë elektrike në këtë zonë.

Nga Komisioni Zgjedhor Vendor bëjnë me dije se kanë njoftuar menjëherë ndërmarrjen “EVN Maqedoni” për defektin në fjalë dhe për dëmet që mund të shkaktojë kjo ndërprerje e energjisë në vijimin e procesit zgjedhor.  Nga ana ndërmarrjes energjetike janë përgjigjur se po bëjnë të pamundurën për të riparuar defektin elektrik të shkaktuar por, nuk japin detale se për çfarë defekti bëhet fjalë dhe sa i rëndë është ai.

Ndryshe,në tërësi procesi zgjedhor në komunën e Tetovës po vazhdon i qetë dhe pa probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test