Asani: Nëse hiqet përmendorja e Lekës së Madh nga Shkupi, atëher le të vendoset në Tetovë - Bota Sot
Asani: Nëse hiqet përmendorja e Lekës së Madh nga Shkupi, atëher le të vendoset në Tetovë

Tetova

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Asani: Nëse hiqet përmendorja e Lekës së Madh nga Shkupi, atëher le të vendoset në Tetovë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 17:40
Skender Asani

A po vjen fundi i dekadës së përmendoreve në Maqedoni? Përmendore të reja nuk ndërtohen, ndërsa vendimin për përmendoret tjera duhet ta jep qeveria pasi t’i rishikojë punimet që i punon grupi punues i formuar kah fundi i verës nga ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski. Ky grup ka për detyrë të analizojë ligjshmërinë e procedurës për ndërtimin e përmendoreve të Projekti “Shkupi 2014” që e mbuluan hapësirën kryesore të qendrës së Shkupit, t’i vlerësojë dëmet dhe të propozojnë masa për menaxhimin e përmendoreve të  fundit. Deri tani janë përpunuar dy elaborate- për përmendoren e Andon Janev – Qoseto dhe për përmendoren në ndërtesën e Nënë Terezës, ato i janë dorëzuar ministrit që t’ia transferojë qeverisë e cila do të vendos për fatin e tyre të ardhshëm. 

Ajo që më shumë i intereson opinionit është se çfarë do të bëhet me përmendoren “Luftëtari në kalë”, – emri i projektit me të cilin është ngritur përmendorja e Aleksandrit Lekës së Madh. Sipas grupit punues, edhe ai, dhe të gjithë përmendoret e tjera trajtohen nga aspekti i ligjshmërisë së procedurave me të cilat janë vendosur në hapësira publike.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani për Zhurnal thekson se për Shkupin janë sajuar projekte të ndryshme si ato politike edhe ato arkitektonike të cilat kanë pasur për synim çdo pushtues për ta ndryshuar fizionominë qytetit. Sipas tij Qeveria duhet të shqyrton mundësin për tërheqjen e busteve që gjenden në katër urat përreth sheshit të cilat janë të mbuluar me figura të cilat në periudhat e ndryshme historike kanë bërë vrasje dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

"Për Shkupin janë sajuar projekte të ndryshme si ato politike edhe ato arkitektonike të cilat kanë pasur për synim çdo pushtues për ta ndryshuar fizionominë qytetit. Ndërsa, vetë banorët e Shkupit të cilët kanë qenë shqiptarë që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk kanë pasur mundësi që të nxjerrin në pah kulturën, traditën dhe trashigimin e tyre. Unë si studijues për qytetin e Shkupit shoh shqetësimin të madh se nuk ka një qasje serioze për të menjanuar ato projekte të cilat janë në projektin 

2014, dhe shqetësimi më i madh është shtëpia e oficerëve dhe kisha në kala të Shkupit, gjithsesi edhe katër urat të cilat janë përreth sheshit të cilat janë të mbuluar me figura të cilat në periudhat e ndryshme historike kanë bërë vrasje, masakra dhe shqetësojnë dhe do të jenë pengesë për ardhmërinë e këti shteti",është shprehur Asani.

Asani thotë se qeveria nuk duhet ti shikon figurat e Lekës së Madh dhe Filipit sepse këto dy figura më së paku shqetësojnë dy popullatat më të mëdha që jetojnë në Maqedoni. 

"Dhe shkohet te disa figura të cilat më së paku shqetësojnë dy popullatat siç është Filipi apo Leka i Madh, dhe këto dy figura janë pak të kontestuara. Unë nuk jam i bindur se figura e Filipit dhe Lekës së Madh është problematike momentalisht për Greqinë", konsideron ai. 

Ai madje thotë se nëse vjen deri te zhvendosja e shtatores së Lekës së Madh, atëher le të vendoset në Tetovë sepse edhe i përshtatet emrit të sheshit të Tetovës që quhet "Iliria". 

"Por nëse kanë vendosur që ti heqin atëher propozoj unë si historian që Leka i Madh të jetë në Tetovë ose Filipi të jetë në Strugë, Nënë Tereza të jetë në Gostivarë sepse këto figura nuk paraqesin pengesë për popullatën shqiptare", nënvizon Skender Asani. 

Asani ka treguar se ai dhe institucioni që drejton kanë reaguar lidhur me shtatoren e Nënës Terezë që janë harxhuar rreth 8 milion euro. ITSHKSH ka dërguar propozim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Qyteti i Shkupit, Komuna Qendër, që me këto para të ndërtohet një shtëpi ose një menzë autentike në sheshin e sotëm të Maqedonisë ku e ka pasur shtëpinë Nënë Tereza për personat e vobekt dhe të sëmurit, sepse kjo ka qenë në frymën e Nënës Terezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test