Niveli i ndotjes së ajrit në Tetovë vazhdon të jetë alarmant

Tetova

Niveli i ndotjes së ajrit në Tetovë vazhdon të jetë alarmant

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:47
Ilustrim

Niveli i ndotjes së ajrit në Tetovë vazhdon edhe më tej të jetë alarmant, shprehen ekspertët e ekologjisë.

Janë shumë shkaqe që sjellin deri tek ndotja e ajrit, si komunikacioni i dendur, apo lëndët djegëse që përdorin amvisëritë. Grimcat PM10 do të ulen atëherë kur Tetova do të ketë një transport urban, kontrollim më i rreptë i automjeteve nga kontrollet teknike, ndërtimi i rrjetit të gazsjellsit, si dhe dalja më e shpeshtë e inspektoratit komunal në terren.

“Krahas komunikacionit i cili është ndotësi i përhershëm, kemi edhe përdorimin e lëndëve djegëse për amvisëri, për ngrohjen e banesave kjo normalisht e shton prezencën e grimcave PM10 në atmosferë, për shkak se tani paraqiten edhe mjegulla, nuk kemi lëvizje të ajrit në atmosferë dhe këto grimca që lirohen gjatë procesit të djegies së lëndëve djegëse mbeten në një hapësirë dhe nuk shpërndahen. Masa tjetër që do ishte e rëndësishme të ndërmerret përdorimi i komunikacionit urban, autobusëve mundësisht me gaz ose elektrik të cilat do të zvogëlonin numrin e automjeteve nëpër qytet. Masa afatgjate do të ishte sjellja e gazsjellsit nëpër qytetin e Tetovës, dhe në qytet tjera”, tha Hasan Idrizi, ekologjist.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe nga shoqata Eco Guerilla të cilët shprehen se mbyllja e Jugohromit e ka ulur nivelin e ndotjes së ajrit për rreth 60 % por kjo nuk është e gjitha, dhe kërkojnë nga institucionet që të marrin masa më të rrepta ndaj atyre të cilët ndotin me qëllim mjedisin jetësor duke djegur mbeturina.

“Mbyllja e Jugohrpmit e ka ulur ndotjen në 60%, por kjo nuk është e mjaftueshme për të thënë se kemi arrit ajër të pastër për Tetovën. Ndotja vazhdon të vij nga amvisëritë, numri i madh i automjeteve që qarkollojnë, ku Tetova është pa transport publik. Duhet të ndërmerren masa konkrete, masa pak më rigoroze që të vijë deri tek ulja e ndotjes, që të zbutet sa do pak gjendja e cila krijohet zakonisht në këtë periudhë të vitit”, tha Arianit Xhaferi, nga Eco Guerilla.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovë Teuta Arifi është shprehur se komuna e Tetovë ka kujdes të veçantë në mbrojte të ambientit jetësor, dhe se komuna vazhdimisht po punon në zvogëlimin e ajrit të ndotur me masa parandaluese. E pyetur për mungesën e transportit publik Arifi thotë se po punohet në atë drejtim dhe është prioritet i komunës.

Viteve të fundit Tetova ka qenë ndër qytet më të ndotura në Mqaedoni dhe Evropë, ndërsa edhe aktualisht kemi nivel të lartë të grimcave PM10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat