Maqedoni: Janë arrestuar nëntë shtetase të Serbisë dhe një e Malit të Zi - Bota Sot
Maqedoni: Janë arrestuar nëntë shtetase të Serbisë dhe një e Malit të Zi

Tetova

E premte, 15 dhjetor 2017

Maqedoni: Janë arrestuar nëntë shtetase të Serbisë dhe një e Malit të Zi

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 13:24
ilustrim

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se i ka arrestuar nëntë shtetase të Serbisë dhe një të Malit të Zi, gjatë kontrollit të objekteve hoteliere në Tetovë dhe Gostivar.

Ministria e brendshme e Maqedonisë tha dje se shtetaset e Serbisë dhe Malit të Zi janë arrestuar “për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe për shkak se nuk e kishin të rregulluar qëndrimin në Maqedoni”.

Gjatë kontrollit nëpër kafene, restorante dhe klube në Tetovë dhe Gostivar, natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, janë arrestuar edhe 16 banorë të Maqedonisë për shkak të posedimit të drogës dhe mungesës së dokumenteve personale, ka raportuar programi në gjuhën maqedone i Radios Evropa e Lirë.

Policia dhe inspeksioni së bashku i kanë kontrolluar 31 objekte në këto dy qytete të Maqedonisë.

Për shkak të mosrespektimit të ligjeve janë mbyllur 19 lokale, në kohëzgjatje prej 15 e deri në 30 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test