Sot u bë varrimi i tetovarit që i dha fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë - Bota Sot
Sot u bë varrimi i tetovarit që i dha fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë

Tetova

E martë, 12 dhjetor 2017

Sot u bë varrimi i tetovarit që i dha fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:35
Pamje nga varrimi

Trupi i pajetë i S.I. (26) nga Tetova u gjet dje në oborrin e shtëpisë në rrugën 176 në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informatave të tij, rasti u paraqit në polici rreth orës 11:30 nga personeli i Spitalit Klinik të Tetovës, kurse trupi i të ndjerit ishte në dyshemenë me beton të oborrit.

Pas denoncimit të rastit, policët kanë shkuar menjëhërë në vendngjarje, pastaj edhe grupi hetimor, me prokurorin publik, eksperti i mjekësisë ligjore dhe ekipi i SPB -Tetovë, të cilët kryen ekspertizën dhe konstatuan se tetovari 26-vjeçar është pa shenja jete.

Pas urdhërit të prokurorit publik trupi i pajetë do t`i nënshtrohet autopsisë dhe do të zbardhen të gjitha detajet e këtij rasti, tha mbrëmë Josifovski. Sot, pas faljes së namazit të drekës, u bë edhe ceremonia e varrimit të të ndjerit në varrezat e Tetovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test