Vazhdon tradita e Marshit të nëntorit në Tetovë

Tetova

Vazhdon tradita e Marshit të nëntorit në Tetovë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Edhe këtë vit mbahet marshi tradicional për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar që organizon SHB “Sytë e Sharrit” nga Tetova.

Marshi ka filluar sot në mëngjes ndërsa do të realizohet në relacionin: Tetovë-Sellcë-Guri i Kuq.

Pjesëmarrës në marsh janë bjeshkatarët nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.

“Një mundësi për të festuar bashkë me të gjithë adhuruesit e ngjitjes në male, për të qenë NJË, për të valëvitur Flamurin Kuq e Zi, të vetmin që nuk njeh dallime gjinore, krahinore, fetare, politike…Sot bashkë në këtë marsh jenë marshistë nga të gjitha trojet shqiptare…Të na roj për jetë e mot flamuri Ynë ! ”, ka shkruar në rrjetin social Facebook njëri nga organizatorët e marshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat