Publikohen pamjet e laboratorit të drogës në Reçicë, më i madhi në Evropën Juglindore

Tetova

Publikohen pamjet e laboratorit të drogës në Reçicë, më i madhi në Evropën Juglindore

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:51
Pamjet e laboratorit të drogës në Reçicë

Policia e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme realizoi aksion në Tetovë, me ç’ka zbuloi laboratorin më të madh për droga sintetike. Gjatë këtij aksioni u arrestuan edhe gjashtë persona.

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se gjatë realizimit të këtij aksioni ka bashkëpunuar me Prokurorinë Themelore dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq me rastin e aksionit të përbashkët të policisë së Serbisë dhe Maqedonisë theksoi se ky është ndër rezultatet më të mira në konfiskimin e drogave sintetike.

Policia e Maqedonisë ka publikuar pamje nga laboratori të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat