Droga e zbuluar në Tetovë është “CAPDAGON”, e preferuar nga ISIS - Bota Sot
Droga e zbuluar në Tetovë është “CAPDAGON”, e preferuar nga ISIS

Tetova

E premte, 15 dhjetor 2017

Droga e zbuluar në Tetovë është “CAPDAGON”, e preferuar nga ISIS

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 17:39
Droga

Një sasi e madhe e drogës “Capdagon” është zbuluar nga policia e Maqedonisë në fshatin Reçicë të Vogël në Tetovë. ka qenë një aksion mirë i planifikuar dhe i realizuar në koordinim me policinë amerikane anti-drogë DEA dhe atë serbe. Janë arrestuar 4 shtetas të Maqedonisë dhe 5 të Serbisë.

“Janë zbuluar sasitë më të mëdha të drogës sintetike në Ballkan. Ka mundësi të rezultojë një nga konfiskimet më të mëdha të drogës sintetike. Në laboratorin e zbuluar në Tetovë janë zbuluar 125 kilogram drogë sintetike, ose minimum 500 mijë tableta që kapin vlerën prej 2,5 milionë eurosh”, tha të premten në një konferencë shtypi ministri i policisë së Maqedonisë, Oliver Spasivski.

Siç njofton portali në gjuhën shqipe KDP, njëjtë si në Tetovë, gjatë muajve të fundit hetuesit në të gjithë Evropën kanë kapur mijëra pilula “Captagon”, një ilaç me bazë amfetaminës që është popullor te grupi militant i Shtetit Islamik (ISIS).

I quajtur “droga xhihadiste”, “Captagon” i mban përdoruesit të zgjuar për periudha të gjata kohore, mënjanon dhimbjen dhe krijon një ndjenjë euforie.
Sipas një ish-luftëtari në Siri, i cili foli për CNN në vitin 2014, “ISIS na dha drogë, pilula halucinacionike që bën të luftoni duke mos mbajtur llogari nëse do të jetoni ose vdisni.” Duke pasur parasysh dëshminë e ngjashme nga luftëtarë të tjerë, ekspertët thonë se ka të ngjarë që pilulat që militanti mori të ishin Captagon.

Kjo drogë është shpikur në Gjermani në vitin 1960 për të trajtuar mungesën e vëmendjes dhe çrregullime të gjumit. Pasi krijonte varësi, “Captagon” ishte ndaluar në të gjithë botën.

LUFTËRAT SHTOJNË KËRKESËN PËR “CAPTAGON”
Që nga fillimi i luftës në Siri, janë shpeshtuar rastet e kapjes së tregërisë së palejuar me “Captagon”, shkruan gazeta angleze Newsweek.
Më 10 maj hetuesit holandezë thanë se kishin zbuluar një laboratori për “Captagon” dhe po kërkonin dy të dyshuar të lidhur me laboratorin. Në mars, policia greke konfiskoi më shumë se 600.000 pilula “Captagon” në një bastisje dhe ka arrestuar katër persona me dyshimin se kanë prodhuar këtë drogë. Policia greke dhe holandeze nuk kanë thënë nëse depoja e “Captagon” që ata gjetën ishte e destinuar për luftëtarët ISIS-it.

“Captagon” është një kombinim i amfetaminës dhe theophylline që relakson muskujt rreth mushkërive dhe është përdorur për të trajtuar probleme të frymëmarrjes.
Në vitet 1980, kur varësia ndaj kësaj pilule u bë e qartë, Shtetet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e kanë renditur atë si një substancë të kontrolluar, dhe ajo tani është e paligjshme për tu blerë dhe shitur në pjesën më të madhe të botës.

Por, kjo lloj droge mbetet e popullarizuar në Lindjen e Mesme , veçanërisht në Arabinë Saudite, ku më shumë “Captagon” është konsumuar se në çdo vend tjetër në botë.
Edhe pse ligji Islam ndalon konsumimin e alkoolit dhe barnave të tjera, shumë përdorues e shohin “Captagon” si një substancë medicinale. Në tetor të vitit 2015, autoritetet libaneze arrestuan një princ saudit në aeroportin Bejrutit me dy ton kokainë dhe pilula Captagon, të cilat shiten për rreth 20 dollarë amerikanë per pilulë në Arabinë Saudite.
Më parë privatisht është prodhuar në Evropën Lindore, Turqi dhe Liban. Por, sipas Journal of International Affairs të Columbia University, tani “Captagon” tani është prodhuar kryesisht në Siri. Konflikti sirian ka lejuar që aktivitetet e paligjshme të lulëzojnë dhe shumë luftëtarë atje njohin përfitimet e përdorimit të drogës. Por, pas humbjes së territorit në Siri dhe Irak prodhimi i këtyre pilulave është bartur në shtetet e brishta të Evropës dhe Azisë.

Përdorimi i drogës në luftë ka një histori të gjatë. Grekët e lashtë, vikingët, ushtarët e SHBA-ve në luftën civile dhe nazistët jo rallë herë janë mbështetur në drogë për të përballuar tmerrin e betejës.

“Grali i shenjtë, që ushtritë në mbarë botën kanë kërkuar, është një droge që u jep njerëzve kurajë”, thotë eksperti britanez Raj Persaud dhe “Captagon” duket e përafërt me atë. “Ju ndjeni eufori. Ju nuk ndjeni dhimbje. Ju mund të thoni se është një guxim pa gjykim. Për një luftëtar në një luftë kaq brutale, përfitimet e kësaj janë të qarta.”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test