Arrestohen shtetase të huaja në disa lokale të Tetovës - Bota Sot
Arrestohen shtetase të huaja në disa lokale të Tetovës

Tetova

E hënë, 11 dhjetor 2017

Arrestohen shtetase të huaja në disa lokale të Tetovës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 15:40
Ilustrim

Katër shtetase të huaja dhe shtatë të Maqedonisë janë zënë në flagrancë mbrëmë gjatë një aksioni policor që mbrëmjen e kaluar rreth orës 1 pas mesnate janë kryer në dy objekte hotelierike në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, kontrollet kanë qenë me qëllim të zbulimit të shtetaseve të huaja, të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik në Maqedoni, si dhe persona të cilët kërkohen.

Në objektin hotelierik “Baci” në Bogovinë, pronë e N.Sh. (33) nga ky fshat i Tetovës, policia ka zënë tre shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase të Kosovës, si dhe katër femra nga vendi të moshës prej 22 deri 36 vjeçare, të cilat në objekt janë angazhuar si këngëtare dhe kërcimtare.

“Personat femra të zëna në flagrancë dhe pronari N.Sh. janë arrestuar në SPB Tetovë dhe më pas shtetaset e huaja janë mbajtur dhe dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme”, tha Josifovski.

Në objektin tjetër të kontrolluar “Erdo” që ndodhet në rrugën për në Bërvenicë nuk janë zënë shtetase të huaja, por vetëm, tre shtetase të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test