Shtetase e Serbisë përdhunohet dhe plaçkitet në Tetovë

Tetova

Shtetase e Serbisë përdhunohet dhe plaçkitet në Tetovë

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

M.B. nga Nish, Republika e Serbisë dje ka denoncuar përdhunim dhe plaçkitje në stacionin policor në Tetovë, që janë kryer mbi të më 27 dhjetor nga J.Xh. nga Tetova.

Sipas të dhënave të policisë, M.B. (1993) pasi që ka kaluar kufirin shtetëror me kalim ilegal, J.Xh. e ka marrë me veturë dhe kanë lëvizur nëpër rrugë të pyllit në drejtim të fshatit Pirok. Në një çast, J.Xh. ka ndalur veturën, e ka sulmuar fizikisht, e ka përdhunuar, pas çka e ka sjellë në Tetovë ku e ka urdhëruar të dalë nga vetura dhe nuk ia ka dhënë veshjen dhe stolitë që ka mbajtur me vete, sipas saj në vlerë prej disa mijë eurosh.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat