Tetovë, përurohet qendra për raportim dhe koordinim në Sektorin e Punëve të Brendshme - Bota Sot
Tetovë, përurohet qendra për raportim dhe koordinim në Sektorin e Punëve të Brendshme

Tetova

E martë, 22 maj 2018

Tetovë, përurohet qendra për raportim dhe koordinim në Sektorin e Punëve të Brendshme

Më: 2 janar 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Qendra e sapoformuar për raportim dhe koordinim në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, prej dje filloi me punë. Në këtë qendër tashmë janë duke u pranuar denoncimet e qytetarëve për ngjarje më të ndryshme të sigurisë dhe dukuri të cilat vijnë prej thirrjeve në numrin 192.

“Qendra për raportim dhe koordinim, është në dispozicion 24 orë duke thirrur në numrin e telefonit falas 192, me ç’rast denoncimi kalon në stacionin policor ose në sektorin në të cilin rajon ka ndodhur ngjarja e cila denoncohet. Në këtë mënyrë, nga fillimi deri në fund koordinohen të gjitha masat e nevojshme dhe ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me ngjarjen e denoncuar”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Në këtë mënyrë, potencoi Josifovski, qytetarët, kudo që ndodhen në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, në qendër mund të denoncojnë ndonjë ngjarje dhe të mos humbin kohë, që është mjaft e rëndësishme në disa situata të caktuara.

Paraprakisht, në numrin 192 paraqiteshin ekipet kujdestare të stacioneve policore dhe sektorëve më gjerë në rajonin e Pollogut.

Qëllimi i hapjes së qendrës për raportim dhe koordinim i SPB Tetovë është pranimi i shpejtë dhe efikas i denoncimeve të qytetarëve dhe zbardhja e tyre profesionale. Krahas denoncimit me telefon, ngjarjet e sigurisë qytetarët mund t’i denoncojnë duke shkuar në stacionin apo në sektorin më të afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test