Tetovë, mungesa e rrogave, profesorët refuzojnë nisjen e mësimit

Tetova

Tetovë, mungesa e rrogave, profesorët refuzojnë nisjen e mësimit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:42

Dhjetëra profesorë të Gjimnazit të Tetovës Kirill Pejçinoviq në shenjë proteste për vonesën e rrogës së dhjetorit kanë bojkotuar orët e parë të mësimit.

Udhëheqësia e shkollës mbështet protestën e profesorëve dhe apelon deri tek autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

"Ligji për pagesën e rrogave e dimë që ka një afat se deri kur duhet të paguhen. Kuptohet se edhe profesorët kanë të drejtë sepse një pjesë e madhe janë raste që do i quaja edhe sociale me borxhe me kredi nëpër banka dhe bankat nuk falin ata kërkojnë që të paguash këstin" – deklaroi përgjegjësi i profesorëve, Daut Arifi.

Nga komuna e Tetovës fajin për vonesën e rrogës ia hedhin Ministrisë së Financave.

"Qeveria nesër në rend dite do ketë këtë pikë të rendit të ditës që është leximi i buxhetit të këshillit të Tetovës, që nënkupton që brenda javës me këtë lexim dhe besojmë që rrogat do jenë çështje rrjedhëse ashtu siç kanë qenë deri më tani – thotë Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Bojkoti ditën e sotme ka ndodhur vetëm në Gjimnazin Kiril Pejçinoviq të Tetovës, ndërkohë në rast se nuk lëshohen mjetet së shpejti, atëherë revolta do të zgjerohet edhe në shkollat e tjera të Tetovës. Ndërkohë mësohet se mjetet nuk janë lëshuar edhe për një numër të madh të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat