Eco Guerilla reagon për mungesën e transportit publik: Komuna e Tetovës, joserioze ndaj nevojave të qytetarëve! - Bota Sot
Eco Guerilla reagon për mungesën e transportit publik: Komuna e Tetovës, joserioze ndaj nevojave të qytetarëve!

Tetova

E enjte, 24 maj 2018

Eco Guerilla reagon për mungesën e transportit publik: Komuna e Tetovës, joserioze ndaj nevojave të qytetarëve!

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:48
Ilustrim

Organizata ekologjike, Eco Guerilla sot ka reaguar ndaj Komunës së Tetovës, për siç thonë ata, për shkak të joserioziteti ndaj nevojave të qytetarëve në lidhje me transportin publik dhe papastërtinë rrugore.

“Vlerësojmë se Komuna e Tetovës edhe njëherë është treguar joserioze ndaj nevojave të qytetarëve për qarkullim me autobusë urbanë, si dhe për të ndihmuar sadopak në zbutjen e ndotjes së ajrit që shkaktohet në masë edhe nga numri i madh i automjeteve në rrugët tona”, thuhet në kumtesën e Eco Guerilla-s.

Nga kjo organizatë qytetare “përkujtojnë Komunën e Tetovës dhe kreun e saj që e kanë fituar pushtetin duke ju premtuar qytetarëve ndër të tjera edhe transport publik efikas”.

Nga OJQ Eco Guerilla shtojnë se duhet të pastrohen edhe rrugët para shtëpive tyre, për siç thonë ata, se të njëjtat janë mbuluar nga pluhuri që me vite nuk është larguar.

“Poashtu duhet t’i përkujtojmë Komunës së Tetovës që rrugët dhe lagjet para shtëpive tona akoma nuk janë pastruar nga pluhuri i grumbulluar ndër vite i cili përbën rrezik të përditshëm për fëmijët dhe qytetarët e Tetovës. Komuna e Tetovës duhet të marrë përsipër detyrimet dhe përgjegjësitë, dhe në bazë të ligjit dhe kompetencave të tyre sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje për këtë problem që i tangon qytetarët e Tetovës”, thonë nga Eco Guerilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test