Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e saj - Bota Sot
Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e saj

Tetova

E hënë, 15 tetor 2018

Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e saj

Më: 25 janar 2018 Në ora: 08:41
Shtëpia e djegur

(E plotësuar) - Sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit I lindur në vitin 1940.

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër  që sipas pronarit i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit  ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj.

Zjarri është vënë nën kontroll nga ana e zjarrfikësve.  Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.

Digjen disa shtëpi në Tetovë, ka edhe viktima

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tetovës, ku si pasojë ka edhe të vdekur.

Burime konfirmojnë se zjarri ka kapluar disa shtëpi në rrugën “Goce Dellçev”. Jozyrtarisht, zjarri është shkaktuar nga kamini.

Konfirmohet se ka disa të vdekur, ndërkaq zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, ka njoftuar se informacione të detajuara do të ketë gjatë ditës. Zjarri në këtë lagje është konfirmuar edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test