Komuna e Tetovës bashkë me sipëmarjen instalojnë 33 aparate për filtrimin e ajrit - Bota Sot
Komuna e Tetovës bashkë me sipëmarjen instalojnë 33 aparate për filtrimin e ajrit

Tetova

E diel, 25 shkurt 2018

Komuna e Tetovës bashkë me sipëmarjen instalojnë 33 aparate për filtrimin e ajrit

Më: 29 janar 2018 Në ora: 12:31
Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës si institucion i përgjegjshëm shoqëror, që tërësisht kyçet në mbrojtjen, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve të saj, vazhdon me marrjen e masave dhe aktiviteteve, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të saj, kësaj radhe duke filluar me qytetarët tanë më të rinj, pra me fëmijët nëpër kopshte.

Të vetëdijshëm se ndotja e ajrit në Tetovë është një variabël që çdo ditë i ndryshon vlerat me tendencë të rritjes, për shkak të faktorëve tashmë të njohur që ndikojnë në ndotjen e ajrit, në mesin e masave të tjera që komuna e Tetovës i ndërmerr është edhe edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore si dhe mbrojtja e shëndetit të tyre.

Prandaj, sot gjendemi në kopshtin e fëmijëve “Teteks”, ku komuna e Tetovës në bashkëpunim me kompaninë Ekotil nga Shkupi dhe në bashkëpunim me disa kompani të Tetovës, siç janë SHAM-Tetovë, Vezë Sharri-Trebosh, Darakom-Tetovë, Sin AG-Tetovë dhe Edinstvo nga Çellopeku ( jo detyrimisht të theksohen) të dhurojmë gjithsej 33 aparate për pastrimin e ajrit të llojit Blue Air, që do të instalohen në të gjitha ambientet e kopshteve që punojnë në kuadër të IPKKF “Mladost”-Tetovë.

Vlera e përgjithshme e donacionit është 416 000 denarë, mjete të cilat komuna e Tetovës i siguroi me ndihmën e firmave të qytetit tonë, të cilat kësaj radhe me kënaqësi vendosën të na bashkangjiten për sigurimin e një mjedisi pune tërësisht të pastër të tetovarëve më të rinj.

Komuna e Tetovës planifikon që edhe në të ardhmen të vazhdoj me aktivitete të kësaj natyre, por edhe me angazhime për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të krijuar dhe mbrojtur mjedisin jetësor të shëndoshë e të pastër, në të cilin funksionojmë çdo ditë.

Besojmë fuqishëm se veprimi i përbashkët i qytetarëve si një simbiozë e përfaqësuesve komunal, do reflektojë me rezultate pozitive në të gjitha fushat.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test