NPK Tetovë, të gjitha rrugët e kalueshme

Tetova

NPK Tetovë, të gjitha rrugët e kalueshme

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:40
Ilustrim

Si pasojë e reshjeve të konsiderueshme të shiut të cilat sot kapluan pjesën më të madhe të vendit, shërbimet komunale kanë intervenuar në disa pika ku si pasojë e prurjeve të dheut ka pasur veshtirësi në qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Në menyrë preventive është intervenuar përgjatë rriedhës së lumit në fshatin Poroj, dhe në disa pika kritike në qytet. Ekipet punuese janë duke punuar në rrugën e Banjës, ku në disa pika ka rrëshqitje të dheut dhe shkëmbinjëve.

Në rrugën Shipkovicë-Brodec në lokacionin Përroi i Madh qarkullimi i automjeteve realizohet me vështirësi, dhe së shpejti do të intervenohet me maqineri përkatëse me qëllim sigurim të qarkullimit të lirë dhe pa pengesa. Në Reçicë të Madhe situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll dhe po vëzhgohet në kontinuitet nga ekipet komunale.

Gjatë ditës ekipet e NPK Tetova – Tetovë kanë intervenuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në teren duke ndjekur nga afër situatën.

Apelojmë deri te qytetarët, që pa nevojë mos të qarkulljnë në lokacionet e lartpërmendura dhe në rast nevojë te drejtohen në numrin 193 – Brigada Shpëtimtare kundër zjarrit.

Sipas parashikimeve sinoptike reshjet do të vazhdojnë deri n? orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat