Pesë të lënduar nga një aksident në rrugën Shkup-Tetovë

Tetova

Pesë të lënduar nga një aksident në rrugën Shkup-Tetovë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:52
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar, një prej të cilëve më rëndë kur një automjet “reno” me targa të Tetovës doli nga rruga në  autostradën Shkup-Tetovë.

Aksidenti ndodhi në 00:35 kur drejtuesi i automjetit A.E.(45) e humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga.

Më rëndë është lënduar pasagjerja L. XH. (71), e cila u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë shoferi, pasagjeri M.E (42) dhe dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes u zhvillua ekspertizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat