Ndërtesat e larta në Tetovë mund të digjen, pasi zjarrfikësit kanë shkallë për fikjen e zjarrit deri në katin e tretë - Bota Sot
Ndërtesat e larta në Tetovë mund të digjen, pasi zjarrfikësit kanë shkallë për fikjen e zjarrit deri në katin e tretë

Tetova

E shtunë, 23 qershor 2018

Ndërtesat e larta në Tetovë mund të digjen, pasi zjarrfikësit kanë shkallë për fikjen e zjarrit deri në katin e tretë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:22
Ilustrim

Tragjedia e cila ndodhi përpara tre javëve në Tetovë, kur për shkak zjarri në shtëpi humbi jetën një nënë me 4 fëmijë, përsëri e aktualizoi një problem me të cilën çdo ditë përballen zjarrfikësit e Tetovës dhe i cili u krijon probleme për intervenim në kohë. Rrugët e ngushta, të cilat thuajse janë të bllokuara nga veturat e parkuara pamundësojnë intervenime të shpejta të zjarrfikësve. Por, përveç kësaj, zjarrfikësit e Tetovës kanë edhe një frikë të madhe – nuk kanë shkallë të gjata.

“Frika jonë më e madhe është nëse kaplohet nga zjarri ndonjë ndërtesë e lartë. Ne kemi shkallë zjarrfikëse të cilat arrijnë vetëm deri në katin e tretë, ndërkaq qyteti tanimë ka ndërtuar ndërtesa të larta nga 12 kate. Si do ta fikim zjarrin në ndonjë prej ndërtesave të larta e kaplon zjarri? Për këtë problem, askush në qytet nuk mendon, a më së paku ndërtuesit të cilët kanë projektuar ndërtesa të larta, dhe nuk kanë vendosur shkallë ndihmëse për evakuim të njerëzve. Mu për shkak të këtyre problemeve na duhen vetura më të vogla kundër zjarrit dhe gjithsesi një palë shkallë të mëdha hidraulike që të mundemi të intervenojmë nëse eventualisht kaplohet nga zjarri ndonjë ndërtesë e lartë”, thotë komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve të Komunës së Tetovës, Ukë Aliti.

Problemi me rrugën e ngushta është i shprehur në pjesën e vjetër të qytetit por edhe në fshatrat malore.

“Ky problem është me të vërtetë i madh dhe ne po përballemi gjatë kohë, por në vitet e fundit është edhe më tepër në shprehje me rritjen e numrit të veturave në qytet dhe për shkak të mospasjes së hapësirave për parking. Ajo ka ndodhur edhe gjatë intervenimit kur zjarri mori 5 jetë të njerëzve. Menjëherë pas paraqitjes së zjarrit, nuk kaluan as 10 minuta, automjetet tona kundërzjarrit, dolën në vendin e ngjarjes për ta shuar atë. Por për shkak të rrugëve të ngushta në këtë pjesë të qytetit dhe veturat e parkuara nga të dyja anët, nuk kemi mundur që me të gjithë automjetet të intervenojmë. Mezi kemi hyrë me dy automjete më të vogla kemi arritur përpara shtëpisë. Cisternat më të mëdha patjetër u desh që të ndalonin shumë më larg nga shtëpia e djegur, dhe nëpërmjet zorrës së cisternës i kemi furnizuar me ujë dy automjetet më të vogla të cilët e kanë fikur shtëpinë e djegur. I tërë tavani, mu atje ku kanë fjetur nëna me fëmijët, ishte i djegur. Ne me të vërtetë e dhamë maksimumin tonë, por nuk arritëm që t’i shpëtojmë dhe shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve. Ajo që kemi mundur ta bëjmë është që e kemi ndaluar zgjerimin e zjarrin në shtëpitë përreth”, thotë për SDK Aliti.

“Dva Bresta”, “Kolltuk” “Çarshia e Lartë”, “vendi te Teqeja” – Këto janë pikat kritike ku automjetet e mëdha të zjarrfikësve nuk munden fare që të futen, për shkak të veturave të parkuara. Por, në vendet tjera të qytetit nuk është gjendja më e mirë. Ky është shqetësimi më i madh i vozitësve të zjarrfikësve.

“Të ju them sinqerisht, nuk ka vozitës të ndonjë automjeti të zjarrfikësve, i cili së paku një herë nuk ka qenë në Gjykatë për shkak të dëmit të shkaktuar ndaj ndonjë veture të parkuar, gjatë intervenimeve tona. Por kur, diku ka zjarr dhe kur e dimë se çdo minutë dhe sekondë janë të rëndësishme nuk kemi shumë kohë të mendojmë se a do ta gërvishtim ndonjë veturë, apo ndonjë pasqyre. Qëllimi jonë është që të shkojmë te zjarri sa më shpejtë që të mundemi. Kështu që pronari i veturës duhet të mendojë se ku do ta parkojë veturën dhe a ka mjaft hapësirë që të kalojë automjeti i zjarrfikësit ose i ndihmës së shpejtë. Por, për atë askush nuk mendon para se të ndodh fatkeqësia”, thotë Boshko Nikollovski, i cili disa vjet punon si vozitës i zjarrfikësit.

“Shpesh na ndodh që vetura jonë të bllokohen në rrëmujën e komunikacionit në qytet, veçmas në periudhën e verës për shkak të ardhjes së kurbetçarëve dhe me këtë rast edhe numri i veturave rritet. Atëherë nuk ndihmon as sirena, asgjë. Atëherë më së shumti nervozohem, por ndihmë nuk a derisa nuk pastrohet rrëmuja në komunikacion. Përveç rrugëve të Tetovës, gjithashtu edhe ato në fshatrat malore janë ankth për çdo vozitës të zjarrfikësit. Shpesh herë na ndodh që gjatë intervenimeve në fshatra të bllokohemi në ndonjë rrugë të ngushtë ose të vijmë deri te zjarri dhe ta fikim, por pastaj për shkak të rrugëve të ngushta të mos mundemi të kthehem pas, ose ta kthejmë cisternën. E mbaj mend një rast kur për shkak të zjarrit në rrugën “Radovan Coniq” në Tetovë, afër Gjykatës, ku për shkak të veturave të parkuara, në rrugën e cila edhe ashtu është e ngushtë, automjeti jonë assesi nuk ka mundur që të kalojë. E shihnim se si digjet shtëpia prej 200-300 metra largësi, por nuk kishim mundësi që të kalojmë dhe ta fikim. Atëherë i ngritëm në duar disa vetura që na e kanë penguar rrugën dhe i larguar që cisterna të futet. Përpara disa viteve, kur e kam vozitur cisternën, gjatë një intervenimi në Reçicë të Vogël, me pjesën e lartë të automjetit i këputa kabllot elektrik, të cilat ishin mjaft të ulëta. Filluan që të dëgjoheshin të kërsitura të mëdha, për një moment thash se më mbyti rryma. Por për fat, unë dhe zjarrfikësit kaluam pa lëndime dhe menjëherë kemi vazhduar drejt shtëpisë së djegur. Kështu është puna jonë, çdo intervenim, çdo zjarr është rrëfim në vete”, thotë Nikollovski, për disa raste të cilat i ka përjetuar si vozitës i zjarrfikësit.

Gjatë vitit të kaluar, zjarrfikësit e Tetovës kanë pasur 679 intervenime, ndërkaq për 1 muaj e gjysmë nga ky vit rreth 70. Ata i shërbejnë të gjitha 5 komunat e rajonit të Tetovës, pasi që përveç Tetovës, asnjë komunë tjetër përreth nuk ka njësit kundër zjarrit, transmeton Portalb.mk.

“Nëse ka ndonjë zjarr në Jazhincë, i cili është larg më shumë se 30 kilometra nga Tetova, na duhen së paku 45 minuta që të mbërrijmë deri aty. Sigurisht 10-15 minuta i harxhojmë derisa t’i kalojmë të gjitha 16 gungat në rrugën nga dalja e Tetovës deri në fshatin Neproshten. Këto janë kamionë të rëndë, të mbushura me 10 donë ujë, dhe patjetër në gunga të ndalojë automjeti dhe me kujdes ta kalojë, pasi që automjeti mund të dëmtohet ose, mundet të dëmtohen. Për shkak kësaj, shpesh edhe sulmojnë personat se pse nuk kemi arritur në kohë që t’ua shpëtojmë shtëpinë e djegur. Por, çfarë të bëjmë, ne vazhdimisht kërkojmë që gungat të largohen, por pa sukses”. Thotë Aliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test