Komuna e Tetovës pas reshjeve të borës intervenon në të gjitha rrugët

Tetova

Komuna e Tetovës pas reshjeve të borës intervenon në të gjitha rrugët

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:47
Komuna e Tetovës

Ekipet dhe makineritë për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në komunën e Tetovës sot kanë intervenuar në malësinë e Tetovës, respektivisht fshatrat Gajre, Lisec, Shipkovicë, Brodec, Veshallë, Bozovec, Llacë, Sellcë dhe Vicë si dhe në anën tjetër është intervenuar në rrugën për fshatin Xhermë.

Nga ora 18:00 ka filluar edhe hedhja e kripës dhe pastrimi i rrugëve të qytetit përfshirë bulevardet kryesore dhe rrugët që lidhin qytetin me fshatrat që janë në kompetencë të komunës.

Reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të moderuar edhe ditët në vazhdim, andaj apelojmë deri te qytetarët që mos të parkojnë veturat e tyre në mënyrë që do të pamundësonte kalimin e makinerive për pastrim të borës. Gjithashtu bëjmë thirrje që automjetet në qarkullim rrugor të posedojnë domosdoshmërish pajisjet dimërore, si dhe të evitohet qarkullimi i panevojshëm !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat