Sulmohet fizikish punonjësi i EVN-së në Tetovë

Tetova

Sulmohet fizikish punonjësi i EVN-së në Tetovë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:16
EVN-Maqedoni

Dje në Tetovë është sulmuar fizikisht një punonjës i EVN-Maqedoni, njoftojnë nga Sektori për Punë të brendshme në Tetovë.

Bëhet fjalë për 51 vjeçarin A.K nga Vollkovija, i cili dje denoncoi në Policinë eTetovës sulmin fizik mbi të. Sipas dëshmisë së tij, sulmi ishte kryer nga personi me inicialet I.A (45 vjeç) nga fshati Zherovjan.

Derisa me kolegun e tij kanë ndërruar një numerator elektronik në oborrin e shtëpisë së I.A në Zherovjan, personi në fjalë i është ofruar dhe e ka goditur me grushtë”, njoftuna nga Policia e Tetovës, nga ku njoftojnë që ngjarja kishte ndodhur në mesditë rreth orës 13 e 20.

Pas incidentit, punonjësit e EVN-së kanë lëshuar shtëpinë dhe janë larguar nga aty.

Pas denoncimin, banori i Zherovjanit është privuar nga liria dhe pas zbardhjes së rastit, do të inicohet fletparaqitje adekuate ndaj tij me akuzën për sulm fizik mbi personin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat