Komuna Tetovës: Uzurpuesit kanë një javë për të liruar hapësirat publike

Tetova

Komuna Tetovës: Uzurpuesit kanë një javë për të liruar hapësirat publike

Më: 2 mars 2018 Në ora: 08:07
Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me inspektoratin e tregut dhe me përkrahje të policisë do merr aksion për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike.  Në komunikatën e Komunës thuhet se qëllimi aksionit është të bëhet lëvizja e lirë e këmbësorëve, të kemi shtigje të lira për kalimin e nxënësve, fëmijët dhe nënat me fëmijë, si dhe të bëhet lirimi i hapësirave të gjelbërta.
Siç njoftojnë nga Komuna, të gjithë që kanë zënë hapësirat publike do të kenë afat një javësh të lirojnë hapësirat sepse në të kundërtën të njëjtat do të largohen nga inspektorati i tregut dhe inspektorati komunal.

Në Tetovë ka shumë shitës mobil ilegal të cilët në të shumtën e rasteve bllokojë trotuaret. Ka dhe lokale dhe ndërtime të tjera të cilët kur është koha e mirë secilën sezonë i ke thuajse në çdo trotuar. Kjo nuk është hera e parë që ndërmerret një akison i tillë por pas një kohe, situata rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Deri më tani ende nuk ka zgjidhje permanente për këtë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat