Arrestime për drogë në Tetovë

Tetova

Arrestime për drogë në Tetovë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:25
Foto ilustruese

Dje gjatë kontrollit në shtëpinë e E.M(52) nga fshati Jazhincë i Tetovës, janë gjetur rreth 30 kilogramë marihuanë, matëse digjitale, një plumb i kalibrit 7,62 milimetër. Personi E.M është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejme.

Gjithashtu kontrolle nga SPB-ja në Tetovë me urdhër të mëparshëm gjyqësor mbrëmë kanë kryer kontrolle edhe tek personi M.S(39), ku janë gjetur dy pistoleta që i ka poseduar pa leje të tipit “Valter P99“ me pesë plumba të kalibrit 9 milimetra kurse tjetri “Zastava“ me shtatë plumba të kalibrit 6,35 milimetra. Më pas personi M.S është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin Policor në Tetovë, ku më pas vijojnë procedurat e mëtejshme kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat