Sulmohet polici në Kodrën e Diellit

Tetova

Sulmohet polici në Kodrën e Diellit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:54
ilustrim

Një zyrtar policor në detyrë është sulmuar nga një person. Siç njoftojnë nga polica, A.Q (26), nga fshati Negotinë, komuna e Vrapçishtit-Gostivar dhe Xh.I (22) nga fshati Gradec i rrethinës së Gostivari, kanë sulmuar policin për shkak parkimit të gabueshëm të makinës.

“Më datë 26.01.2018 në parking para Repartit policorë “Kodra e Diellit”, gjatë aktiviteteve zyrtare në lidhje me parkimin e gabuar të makinës së A.Q, personi në fjalë ka kërcënuar policin dhe më pas me Xh.I edhe fizikisht e kanë sulmuar zyrtarin policor”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat