Komuna e Tetovës nis aksionin për çlirimin e trotuarëve nga uzurpatorët

Tetova

Komuna e Tetovës nis aksionin për çlirimin e trotuarëve nga uzurpatorët

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:51
Tetova

Pas skadimit të afatit ligjor prej 8 ditësh, me të cilin u informuan të gjithë pronarët e lokaleve afariste për të liruar hapësirën publike përpara lokaleve të tyre, inspektorati komunal sot filloi aksionin e paralajmëruar me të cilin do të kthejmë trotoaret, shtigjet për këmbësorë dhe hapësirat e gjelbëra në shërbim të qarkullimit të lirshëm të qytetarëve.

Gjatë ditës së sotme, aksioni filloi përgjatë bulevardit të Ilindenit, dhe është për tu pëshendetur fakti që të gjithë pronarët e lokaleve ishin mjaft kooperativ dhe vepruan në mënyrë të menjëhershme konform kërkesës së inspektorëve komunal, duke mënjanuar mallin, materialin dhe karriket që ishin të vendosura përgjatë trotoareve.

Gjithashtu informojmë dhe inkurajojnë afarsitët që të veprojnë dhe në kontinuitet të respektojnë Ligjin për Pastërti Publike, në të kundërtën Inspektorati komunal, SPB Tetovë dhe Inspektorati shtetëror i tregut do të shqiptojnë dënime dhe gjoba për të gjithë subjektet dhe afaristët të cilët do të refuzojnë dhe do të veprojnë në kundërshtim me urdhëresën e Inspektoratit komunal.

Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha rrugët dhe hapësirat e qytetit, dhe i njëjti do të zgjasë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, deri sa të kthjemë të gjitha hapësirat publike në shfrytëzim publik për të gjithë qytetarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat