Rrahje masive në Tetovë: Fluturojnë karriket dhe tavolinat në një kafene, disa të plagosur

Tetova

Rrahje masive në Tetovë: Fluturojnë karriket dhe tavolinat në një kafene, disa të plagosur

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:17
ilustrim

Nga zënka verbale shpërthen në përleshje masive në një kafene në Tetovë, ku si pasojë e përleshjes dhe goditjeve me sende metalike mbeten të plagosur disa persona, përfshirë edhe të pafajshë.

Sektori për punë të Brendshme Tetovë ka ngritur padi penale kundër personave me inicialet A.R. (32), E.Z. (33), B.N. (32), M.G. (22), F.D. (20) dhe C.D. (18) për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Siç raporton policia e Tetovës, me datë 4 të këtij muaji, në një objekt hotelierik në Tetovë, pas një mosmarrëveshje verbale të mëparshme ndërmjet S.D. dhe A.R., ka shpërthyer përleshja fizike, në të cilën janë përfshirë edhe të denoncuarit e tjerë, ndërsa janë përdorur edhe pjesë metalike dhe pjesët e inventarit nga objekti kafenesë, që me lëndime përfunduan edhe disa nga mysafirët e pranishëm në objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat